Latifi: Sistemi arsimor në komunën e Rahovecit është prioritet i yni

Për të parë nga afër mbarëvajtjen e procesit arsimor, sidomos në shkollat e mesme të larta, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e arsimit kanë takuar mësimdhënësit e SHML “Xhelal Hajda – Toni” në qytet dhe SHML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe. Në këto dy takime u bashkëbisedua dhe u interesua për mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe për shqetësimet dhe nevojat që kanë mësimdhënësit dhe nxënësit. Nga këto dy takime është kërku nga organet drejtuese të shkollave dhe nga mësimdhënësit ngritjen e nivelit të përgjegjësisë, evitimin e papërgjegjësive eventuale dhe ngritjen e përkushtimit për të ngritur në një nivel më të lartë cilësinë në arsim. Kryetari Latifi ka thënë se ne jemi të përkushtuar që sistemit arsimor në komunën e Rahovecit t’i kushtojmë vëmendje edhe më të madhe sepse është prioritet i yni arsimimi dhe edukimi i gjeneratave të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen Heronjtë e kombit Agim Selmanaj dhe Hajdar Agaj

Të enjtën kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga bashkëpuntorët e …