Pas gjashtë vitesh paraburgim, katër ish-krerët e UÇK-së dënohen me 81 vjet burgim

Pas rreth gjashtë vitesh në paraburgim në Hagë, gjykata speciale ka shpallur sot aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në përfundim të procesit gjyqësor, Trupi Gjykues i ka shpallur fajtorë dhe u ka shqiptuar gjithsej 81 vjet burgim. Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Jakup Krasniqi 25 dhe Rexhep Selimi me nga 13 vjet burgim. Aktgjykimi është shpallur pas një procesi të gjatë gjyqësor, ndërsa katër ish-drejtuesit e UÇK-së janë mbajtur në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Vendimi i sotëm ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, ku familjarë, veteranë të luftës,përfaqësues politikë dhe qytetarë kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me aktgjykimin. Mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar vendimin dhe ka bërë të ditur se beteja ligjore do të vazhdojë përmes procedurave të apelit. Me aktgjykimin e sotëm, një nga proceset më të rëndësishme dhe më të debatueshme gjyqësore që lidhet me luftën e Kosovës hyn në fazën e ankesave, ndërsa vendimi i shkallës së parë pritet të kundërshtohet nga ekipet mbrojtëse.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Vendimi i Hagës është i padrejtë, beteja duhet të vazhdojë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të …