Latifi: Sot, në Dejnë dhe në Dobidol, nderuam kujtimin për dëshmorët dhe martirët

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, në Dejnë dhe në Dobidol, nderuan kujtimin për dëshmorët dhe martirët.

Në Dobidol, para lapidarit të bashkëluftëtarit, nderuan kujtimin për bashkëluftëtarin tonë, dëshmorin e kombit, Mark Sopjani, i cili ra më 4 shtator 1998.

Në Dejnë, kujtuam me nderim dëshmorin Arben Bytyçi, i rënë po ashtu më 4 shtator 1998.

U bënë 28 vjet nga tragjedia në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, ku predhat e artilerisë serbe morën jetët e Leonora Bytyçit dhe të vëllait të saj, dëshmorit Arben Bytyçi. Aty u vranë edhe Minkadise Bytyçi, Sevdije Hoti, Elmaze Bytyçi, Shpresa Bytyçi, Bahrije Bytyçi dhe fëmija 15-muajsh, Driton Hoti. Në Liskofc mbetën të plagosur edhe 56 të tjerë.

Dhimbje e madhe atëherë, dhimbje po aq edhe sot, por liria që gëzojmë sot, na mban të fortë e krenarë për jetë e mot.

Dejni i ka dhënë luftës për liri dëshmorët: Arben Bytyçi, Bekim Bytyçi, Ramiz Krasniqi, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi dhe Qemajl Bytyçi, si dhe martirët Gani Morina dhe Muhamet Hoti.

Sot dhe përherë përulemi me përkushtim të thellë për veprën e dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri, ka deklaruar në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Rahoveci i bashkohet nismës për më shumë përgjegjësi dhe sundim të ligjit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur të enjtën në takim përfaqësuesit …