Këtë fundjavë, krejt rrugët t’çojnë në Rahovec, ka thënë përmes një video-adresimi kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
Prej mëngjesit të së premtes e deri vonë të dielën, Rahoveci ju pret me rrush, verë, muzikë e atmosferë që s’duhet të humbet! Kryetari Latifi me shumë kënaqsi ka ftuar qytetarët që për tri ditë rresht të vijnë në Festivalin tradicional të 26-të me radhë të Rrushit “HardhFest – për kokërr t’qefit”, me datat 4, 5 dhe 6 shtator 2026.
Rahoveci është gati t’iu hap dyert dhe t’iu mirëpret siç di më së miri me rrush me verë me këngë dhe mikpritje tradicionale dhe me zemër të hapur si dhe me shumë gëzim. Këtë vit ju pret një program i pasur aktivitetesh për të gjithë. Do të kemi koncerte me artistë vendor dhe ndërkombëtar, karnavalin vreshtar, ceremoninë e prerjes së kalaveshit të rrushit, ekspozita, shtrydhjen e rrushit, orë poetike, aktivitete sportive, lojëra për fëmijë e për të rritur degustim të verës dhe produkteve vendore si dhe shumë momente tjera që ja vlenë të përjetohen. Hardhfest është festë për të gjithë, për familje për të rinj, për fëmijë pvr miq dhe për të gjithë ata që duan të kalojnë mirë është festa jonë që na mbledh bashk rreth vreshtarisë, traditës, kulturës, mikëpritjes së Rahovecit, thuhet në video-adresimin e kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.