Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e krimeve të luftës të kryera nga forcat serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt. Institucioni ka njoftuar se do të dorëzojë aktakuzën për krimet e kryera në lagjen e Jasharëve dhe për këtë çështje do të mbajë edhe konferencë për media. Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë Speciale, në katin e gjashtë, duke nisur nga ora 13:30. Deri më tani, Prokuroria nuk ka bërë të ditura detaje rreth përmbajtjes së aktakuzës apo personave ndaj të cilëve është ngritur ajo. Informacionet pritet të publikohen gjatë konferencës për media.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …