Të premtë nga ora 20 vendoset “Ora e pritjes” edhe në Deçan

Të premtën mbrëma me fillim nga ora 20:00, në qendër të Deçanit, do të vendoset “Ora e Pritjes”, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj ka shkruar në Facebook se në pritje të drejtësisë dhe kthimit të tyre në atdhe, le ta përcjellim së bashku mesazhin e qytetarëve të Kosovës:

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Ramosaj me këtë rast ka ftuar qytetarët e Deçanit që t’iu bashkohen në qendër të qytetit.

Deçani në mbështetje të çlirimtarëve dhe luftës së drejtë të UÇK-së”, ka shkruar kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …