Ish-ambasadori i Shqipërisë në
Kosovë, Islam Lauka ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për
Demarkacionin me Malin e Zi, nuk janë pa mëkate. Sipas fjalëve të tij, këto marrëveshje
nuk janë bërë nga malli, por nga halli. Lauka, në një intervistë për ditoren ‘Epoka
e Re, ka theksuar se opozitës i jep të drejtë që t’i shprehë mospajtimet për këto
dy marrëveshje, por është kundër përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend dhe kundër
përdorimit jo-përpjesëtimor të dhunës nga ana e Policisë. Me këtë rast, ai i ka
bërë thirrje klasës politike në Kosovë që përmes bisedimeve të gjejë një
zgjidhje për të dalë nga ky ngërç.
Kontrolloni gjithashtu
AAK mblidh Këshillin e Përgjithshëm të hënën – zyrtarizon kandidaturat për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë të hënën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, …