Laura Cooper: Nuk mund të barazohet sulmi i Rusisë mbi Ukrainën me intervenimin e NATO-së kundër Jugosllavisë në vitin 1999

Laura Cooper: Nuk mund të barazohet sulmi i Rusisë mbi Ukrainën me intervenimin e NATO-së kundër Jugosllavisë në vitin 1999

Zëvendës asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së për Rusi, Ukrainë dhe Euroazi në një intervistë për Zërin e Amerikës,Laura Cooper, ka thënë se s’mund të barazohet sulmi i paprecedentë i Rusisë mbi Ukrainën me intervenimin e NATO-së dhe bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999. Cooper ka thënë se ajo çfarë po ndodh tani është një sulm i një fuqie të madhe kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike, fuqi e cila gjithashtu synon të uzurpojë vende të rëndësishme të Ukrainës dhe që sulmon civilët dhe shkatërron edhe ndihmat humanitare. Ajo çfarë ju shihni tani është që një fuqi e madhe ka vendosur të sulmojë një qeveri të zgjedhur më mënyrë demokratike dhe pa asnjë arsye po provon të uzurpojë vende të rëndësishme të shtetit duke bombarduar popullatën civile dhe duke shkatërruar edhe ndihmat humanitare. Absolutisht nuk është e njëjta. Unë jam e sigurt se populli i Serbisë mund ta vëzhgojë popullin e Ukrainës me sytë e tij dhe të kuptojë se çfarë lloj shkatërrimi po përballen dhe se ata duan ta mbështesin atë”, ka thënë Cooper.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …