Plaka, Carla del Ponte kërkon të arrestohet Vladimir Putini, por nuk e di se kush do të mund ta bënte këtë

Plaka, Carla del Ponte kërkon të arrestohet Vladimir Putini, por nuk e di se kush do të mund ta bënte këtë

Ish-prokurorja e krimeve të luftës, Carla del Ponte i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë të lëshojë një urdhër arresti për kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin. “Putini është një kriminel lufte”, tha Del Ponteja, 75 vjeçe, i cili hetoi krimet e luftës në Ruandë dhe ish-Jugosllavi. Del Ponte, e cila gjithashtu shërbeu për vite në komisionin e OKB-së që hetonte abuzimet e të drejtave në luftën siriane, theksoi se lëshimi i një urdhër-arresti do të sinjalizonte se puna hetimore është kryer, raporton The Guardian. Del Ponte pranoi se urdhri i arrestit nuk do të thotë domosdoshmërisht se Putini do të arrestohet, por nëse  ai qëndron në Rusi, kjo nuk do të ndodhte kurrë. Por do të ishte e pamundur që ai të largohej nga vendi i tij dhe ky do të ishte një sinjal i fortë se ka shumë vende kundër tij”, shtoi ajo. Tribunali i Hagës ka nisur hetimet nëse Rusia ka kryer krime lufte me agresionin në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …