Partitë opozitare nuk e përjashtojnë mundësinë e organizimit të protestave kundër korrigjimit të kufijve me Serbinë

LDK dhe PSD ende nuk kanë vendosur nëse do t’i bashkohen protestave të ftuara nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Thaçit

Derisa Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mobilizimin për protesta “në mbrojtje të integritetit territorial”, pas kërkesës së kryetarit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufijve” me Serbinë, dy subjektet tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, ende nuk kanë vendosur nëse do t’u bashkohen këtyre protestave. Në LDK thonë se do të angazhohen për t’i shterur të gjitha rrugët institucionale dhe se protestat i shohin si mjetin e fundit, ndërsa në PSD thonë se nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga Vetëvendosja për organizim të protestave. Deputetja nga radhët e PSD-së, Besa Baftiu, thotë se kjo parti ende nuk ka diskutuar për mundësinë e organizmit të protestave. “Ne nuk kemi marrë kërkesë prej Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me këtë dhe ne nuk e kemi diskutuar këtë. Ende nuk e kemi pasur mbledhjen e Kryesisë dhe do të diskutojmë. Momentalisht nuk ka diçka të re”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …