Punëtorët teknik të disa shkollave të Prishtinës ende në grevë për pagat

LDK e AAK i kanë quajtur shqetësuese paralajmërimin e SBAShK-ut për grevë dhe kanë fajësuar Qeverinë

Deputetë të partive opozitare e kanë quajtur shqetësuese paralajmërimin e Sindikatës së Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Teknologji për grevë dhe kanë thënë se fajtore për këto paralajmërime për greva është Qeveria. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka thënë se ky paralajmërim vjen si pasojë e mungesës së dialogut ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës. Ajo ka theksuar më tutje se ekzekutivi po synon t’i fusë nën ombrellën e saj të gjitha sindikatat dhe ka theksuar se kërkesat e SBAShK-ut janë të drejta, marrë parasysh inflacionin e lartë. Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj,  ka konstatuar se për shkak të situatës aktuale ndërmjet Qeverisë e Sindikatës, ka edhe përçarje ndërmjet mësimdhënësve. Ajo ka bërë thirrje që të mos përdoren nxënësit për realizimin e interesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …