Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

LDK-ja do të dalë e vetme në zgjedhje, thotë kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me dije se kjo parti do të shkojë e vetme në zgjedhje. “LDK-ja mban qëndrimin parimor që të shkojmë vetë në zgjedhje, por edhe këtë do ta diskutojmë në ditët në vijim në Këshillin e Përgjithshëm. Vendi është qeverisur keq e më keq nga koalicioni PAN, prandaj nevojiten ndryshime”, ka thënë Mustafa. Ai kishte takuar me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Në këtë drejtim, ai ka thënë se do të takohet edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. “Mendoj se do të takohemi. Çdo takim është i vlefshëm, pa marrë parasysh objektivat. Na nevojitet një proces zgjedhor i rregullt, i pranueshëm dhe transparent. Sido që të jetë do të kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe pas zgjedhjeve. Nuk përfundon çdo gjë me zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …