Avdullah Hoti

LDK-ja mori qëndrim kundër Projektligjit për pagën minimale që është prezantuar sot nga Qeveria në Kuvendin e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës mori qëndrim kundër Projektligjit për pagën minimale që është prezantuar nga Qeveria në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se ky projektligj rregullon përfitimet për vetëm një kategori të shoqërisë. Mënyrën se si e keni shkruar këtë ligj, ju targetoni vetëm një pjesë të vogël të shoqërisë. Nuk arrihet qëllimi përmes këtij ligji, qëllimi i barazisë sociale. Ky ligj nuk siguron që hiqet diskrecioni politik në pagën minimale. Duhet të arrihet një dakordim, të zhvillohen negociatat për pagën minimale në Këshillin Ekonomik Social. Ne nuk mund të themi që i kemi konsumuar diskutimet e tilla dhe po lëvizim përpara pa Këshillin Ekonomik Social. Nuk mund të lëviz përpara qeveria pa një dakordim me bizneset. Po ashtu hiqet lidhja e pagës minimale me përfitimet që marrin veteranët e luftës. Një veteran i luftës, nëse merr pensionin e veteranit të luftës nuk mund të punojë. Përfitimet që marrin veteranët e luftës është burim i të ardhurave dhe jo shpërblim, dhe nuk mund të shkëputet kjo çështje. Nuk mund të thuash ne rrisim pagën minimale, e ju rrini aty ku jeni. Është burim i të ardhurave për veteranët e luftës. E njëjta logjikë është edhe me kompensimin e personave të verbër. Besoni që nuk ka asnjë kuptim”, ka thënë Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …