LDK: Nëse Vetëvendosje nuk është gati për marrëveshje më ne, jemi gatshëm të heqim dorë nga të gjitha kërkesat

LDK: Nëse Vetëvendosje nuk është gati për marrëveshje më ne, jemi gatshëm të heqim dorë nga të gjitha kërkesat

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka folur para medieve kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ai ka thënë se mbesin të interesuar e të përkushtuar që vendit t’i japim zgjidhje në këto momente dhe të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje. “Jemi pajtuar që kryeministri dhe një zëvendëskryeministër t’i takojë Vetëvendosjes dhe në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit sepse jemi pajtuar, ndërkaq zëvendëskryeministri i parë dhe kryeparlamentari t’i takojë LDK-së. Duam që ministritë t’i kemi, 5 për LDK-në dhe 5 për Vetëvendosjen, nga një nënkryetar i Kuvendit sipas kushtetutës i takojë secilit nga grupet. LDK-ja propozon kandidatin për president që plotëson të gjitha kushtet dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së presidentit, LV-së t’i jepet një ministri nga LDK-ja dhe me këtë proporcioni në Qeveri do të mbetej 6:4, nga momenti që zgjedhet presidenti”, ka thënë kryetari i LDK-së. Ai ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk është gati për marrëveshje me LDK-në, atëherë partia që drejton është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale duke ia lënë partisë së Albin Kurtit të gjitha pozitat në Qeveri dhe Kuvend. Mustafa ka bërë me dije se 28 deputetët e LDK-së do të votojnë kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin nga radhët e Vetëvendosjes pa asnjë kusht.

Kontrolloni gjithashtu

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak, shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka shprehur optimizmin e tij për arritjen e një …