Brickos

Shtetet e Bashkuara presin që Kosova e Serbia t’iu përmbahen detyrimeve që kanë marrë më 4 shtator 2020

LDK pret që administrata e re amerikane të vazhdojë me Marrëveshjen e Washingtonit, të nënshkruar në shtator

Lidhja Demokratike e Kosovës pret që edhe administrata e re amerikane të vazhdojë me Marrëveshjen e Washingtonit, të nënshkruar në shtator, në Shtëpinë e Bardhë nën administratën e ish-kryetarit Donald Trump. Sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi, e ka cilësuar lajm të mirë qëndrimin e administratës së Bidenit për marrëveshjen e 4 shtatorit duke shtuar se “pikërisht për këtë duhet të fitojë LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit”. Abrashi ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është në fokus të programit ekonomik të LDK-së. “Edhe gjatë zgjedhjeve në SHBA kemi pa sinjale të vazhdueshme, qoftë nga Washingtoni, por qoftë edhe nga ambasada këtu se marrëveshja si e tillë do të vazhdojë. Realisht deklarimi i kësaj jave zyrtarit më të lartë të SHBA-së se kjo marrëveshje do të vazhdojë dhe është bërë mirë për Kosovën dhe rajonin, na jep një kurajë më të madhe që të dalim të kërkojmë votën dhe të punojmë më shumë për shtetin tonë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …