Brickos

LDK

LDK-së i kthehet elektorati që kishte ikur pas Vjosa Osmanit, tani shpallet partia më e votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit për kuvendet komunale.  Sipas rezultateve, zyrtare, përfundimtare, njoftohet  se Lidhja Demokratike ka dalë partia më e votuar në vend. Pavarësisht se një pjesë të madhe të ekekroratit, në zgjedhjet e përgjithshme e kishte ndarë Vjosa Osmani dhe ia kishte bashkuar Vetëvendosjes, elektorati i LDK-së iu ka kthyer bazës dhe në zgjedhjet  vendore kjo parti  doli e para. Pas LDK-së radhitet Lëvizja Vetëvendosje, e në vendin e tretë Partia Demokratike e Kosovës, me një dallim të vogël të votave me Vetëvendosjen.

Zgjedhjet e 17 tetorit kanë ndryshuar renditjen që kishin partitë politike në ato nacionale. Partia më e votuar ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës, me 170 mijë e 134 vota. Pas saj renditet Lëvizja Vetëvendosje me 168 mijë e 84 vota. Partia Demokratike e Kosovës është renditur e treta, me 161 mijë e 645 vota, derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 90 mijë e 863 vota. Ndërkaq sa iu përket kuvendeve komunale, LDK dhe PDK kanë siguruar nga 206 asamblistë në nivel vendi. LVV këtu renditet e treta, duke siguruar 194 ulëse, ndërkaq AAK 121.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim të dialogut në Bruksel, ndërsa opozita akuzon Qeverinë për dështim

 Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim  të dialogut në Bruksel. Deputeti Adnan Rrustemi …