Brickos

Lekaj

Lekaj: Qeveria e Kosovës ka përgatitur skenarin që gjatë protestës së nesërme të këtë edhe dhunë ekstreme

Akuza të rënda në drejtim të Qeverisë së Kosovës lidhur me protestën e nesërme ka drejtuar, Pal Lekaj deputet i Kuvendit të Kosovës. Lekaj ka thënë për TV-Dukagjinin se është tepër i sigurt se Qeveria e Kosovës tashmë ka ndërtuar skenarin në mënyrë që gjatë protestës së nesërme të këtë edhe qytetarë të vrarë, e që krejt këto pasoja sipas tij t`i m veshën tri partive opozitare. Krejt këtë konstatim ai e ka bërë, bazuar në një deklarata që ka lëshuar Policia e Kosovës, ku ka ftuar qytetarët për kujdes gjatë protestës së 17 shkurtit, ku policia dyshon se mund të përdoren edhe armët nga organizatorët e protestës. Pavarësisht kësaj Lekaj ka bërë thirrje për protestë masive ku ka përsëritur se ajo do të jetë e qetë duke vlerësuar se nuk do të bien siç ka thënë ai në grackën e Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …