Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në ditën e Pavarësisë së Kosovës udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, udhëtoi për vizitë zyrtare në Bruksel, ku pritet të  realizojë një agjendë të pasur takimesh me zyrtarët më të lartë të Parlamentit Evropian, të Komisionit Evropian dhe Parlamentit belg. Nesër më 17 shkurt, kryetari Veseli do të fillojë agjendën e takimeve me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Shulc, në Parlamentin Evropian, ndërsa më pas do të takohet me nënkryetaren e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, si dhe me raportuesin tjetër për Kosovën, Lars Adaktusson. Më pas, në Parlamentin e Belgjikës, ai do të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të këtij parlamenti, Siegfried Bracke.  Në takime të veçanta, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet nga Komisionari Johannes Hahn, në Komisionin Evropian, dhe Gjani Pittella, kryetar i grupit politik SD.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …