Dita e pavarësisë së Kosovës shënohet me aktivitete qeveritare dhe me protesta të opozitës

Nesër në Prishtinë dhe kudo në Kosovë me aktivitete të ndryshme përkujtimore e kulturore do të shënohet 8-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Përveç aktiviteteve zyrtare, të organizuara nga institucionet e vendit, po nesër në orën 14.00 pritet të mbahet një protestë e Opozitës së Bashkuar me kërkesë për dorëheqjen e Qeverisë, të cilën opozita e konsideron fajtore për shkeljen e Kushtetutës  dhe krizën që ka shkaktuar në vend me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve me Serbinë e Malin e zi, në dëm të interesave të vendit. Forcat opozitare kanë paralajmëruar se protesta do të jetë paqësore por tejet  masive. Me qëllim për të mos lejuar eskalimin e mundshëm të protestave, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat, ka burgosur shumë aktivistë e deputetë të opozitës dhe ka vendosur kamera për të hetuar çdo incident të mundshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …