Opozita

Opozita e bashkuar: Protesta e cila do të mbahet sot, në ora 14:00 do të jetë më masivja që nga paslufta

Opozita e bashkuar ka vlerësuar se protesta e cila do të mbahet sot, në ora 14:00 do të jetë më masivja që nga paslufta. Visar Ymeri, udhëheqës i lëvizjes Vetëvendosjes, ka thënë ditë më parë se qytetarët e Republikës nuk e ka ndërmend as ta tolerojnë një qeveri që rrezikon rendin kushtetues për t’ia krijuar Serbisë hapësirën për ndërhyrje politike dhe territoriale në Kosovë e as ta tolerojë faljen e tokave të Kosovës, një shteti të tretë, siç është rasti me Malin e Zi. Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se pushteti aktual është në panik, ndërsa populli është entuziast dhe i guximshëm dhe sipas tij, ndryshimet po vijnë pikërisht prej popullit. Ai tha se protesta e sotme do të jetë më masivja që nga përfundimi i luftës. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj një ditë më parë iu ka bërë thirrje grave të opozitës që të marrin pjesë në protestën e sotme. ”Ju duhet të merrni pjesë patjetër në këtë protestë duke marrë parasysh gjendjen e gruas në Kosovë. Haradinaj garantoi se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Edhe kryetari i NISMË-s, Fatmi Limaj, ka kërkuar që protesta të jetë paqësore. “Do të protestohet për shtet me sovranitet dhe do të kërkohet dorëheqja e këtij koalicioni aktual qeverisës që refuzon të jep përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës, me nënshkrimin e marrëveshjeve që ka bërë”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …