Lekaj

Lekaj: Veprimet e SHBA-së kundër Asadit janë masa për ndaljen e gjenocidit në Siri

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Siri, shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër regjimit të Bashar El Asaditit kanë për qëllim ndaljen e gjenocidit në Siri. Pamjet e rënda që po transmetohen nga rajonet e luftës në Siri tregojnë që atje nuk janë duke u respektuar as minimalisht rregullat dhe konventat për mbrojtjen e civilëve. Vrasja e njerëzve të pambrojtur, e sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët që janë qenia me e pafajshme, duhet të dënohet me ashpërsinë me të lartë edhe veprimet por edhe ata që po i bëjnë ato. Veprimet e fundit të SHBA-ve kundër regjimit të Assadit janë mësë të nevojshme për të parandaluar gjenocidin ndaj popullit të  pambrojtur Sirian dhe për t’i dhënë fund kësaj luftë shkatërrimtare. Në këto momente jemi me popullin Sirian, ka thënë shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …