Vetëm edhe tri ditë nga seanca konstituive, Vetëvendosje dhe LDK vazhdojnë të mos lëvizin nga qendrimet e tyre

VV dhe LDK po arrijnë të dakordohen vetëm për shpeshtimin e takimeve mes tyre por jo edhe për koalicion

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa kanë mbajtur takime të njëpasnjëshme gjatë javës së kaluar, por deri më tani nuk ia kanë dalë të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje. Me që posti i kryetarit të vendit tashmë është shndërruar në “mollë sherri” mes dy palëve sa që nuk përjashtohet mundësia që seanca konstituive t’i gjejë pa një ujdi të plotë këto dy parti. I vetmi pajtim që ka buruar nga takimet e dy partive është dakordimi për t’i shpeshtuar takimet, që kanë për qëllim shkrirjen e dallimeve ekzistuese mes tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …