Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar kundër shpërndarjes së disa afisheve nga PDK-ja

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj shpërndarjes së disa afisheve, në të cilat ky subjekt politik krahasohet me kryekriminelin serb Arkan dhe me bandën famëkeqe “Medelin”. Vetëvendosje ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve brenda PDK-së, disa grupe të caktuara të kësaj partie, kanë paguar njerëz për të shpërndarë këto afishe.  “Është interesante se si ata që po negociojnë me Serbinë e Vuqiqit, pra me pasardhësit e Millosheviqit dhe me udhëheqësit e Arkanit, po e akuzojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! për ngjashmëri me Arkanin. Ata që po ia japin Serbisë një republikë serbe brenda Kosovës, po bëjnë krahasime të tilla absurde”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes “Ne kemi informacione nga brenda PDK-së që grupe të caktuara në PDK, të lidhura me klanin pronto, po paguajnë njerëz për të shpërndarë këto afishe. Fakti që PDK nuk po ka guxim t’i realizoj këto aktivitete publikisht (ashtu siç i ka bërë Lëvizja gjithmonë aktivitetet e saj), flet për një frikë dhe panik të madhe. Pushteti po e sheh që fundin e ka shumë afër dhe prandaj gjithë kjo panik”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …