Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar dorëhejqen e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar dorëhejqen e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha. “Nuk ka ofendim më të madh për Kosovën sesa ai të flasë në emër të Kosovës apo të ulet atje dhe ta drejtojë Kuvendin e Kosovës, një njeri i cili deklarimet dhe qëndrimet e tij i ka të barabarta me Dick Martyn, ‘Librin e Bardhë’ të Serbisë, me gjithë ata që betejën e kanë kundër shtetit të Kosovës dhe punojnë për shkatërrimin e këtij shteti. Këtu, njerëzit i bën banditë ata që kanë luftuar për liri dhe sot ai është Kryetar i Kuvendit dhe e bën gjoja në një hulumtim shkencor me një grua e cila që nga fillimi i jetës së saj profesionale është anti-shqiptare, dhe ai lloj shkrimi kthehet dhe bëhet në një lloj shkrimi ndërkombëtar si bashkautor. Nuk është i denjë jo për ta drejtuar Kuvendin por as të ketë asnjë post publik për sjelljen që e ka pasur ndaj lirisë dhe shtetit të Kosovës” ka theksuar Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sali Bislimi nga protesta në Strasburg: “Zëri ynë nuk ndalet deri në lirimin e çlirimtarëve”

Pas një varg protestash të mbajtura në disa qytete evropiane, kërkesat për lirimin e ish-krerëve …