Lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit “Partizani” ka dhënë dëshminë në SPAK, gjenerali, Vladimir Qirjazi

Lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit “Partizani” ka dhënë dëshminë në SPAK, gjenerali, Vladimir Qirjazi

Lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit “Partizani” ka dhënë dëshminë në SPAK dhe ish-gjenerali Vladimir Qirjazi. Ai është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij. Pas daljes nga godina e SPAK, Qirjazi ka deklaruar se ia ka kërkuar ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa për të firmosur shkresat për privatizimin e ish-klubit Partizani. Ai tha se ka vepruar brenda ligjeve dhe shtoi më tej se nuk e di se çfarë është bërë më vonë. “Unë i qëndroj versionit që kam kryer procedurë të ligjshme si shtetar i këtij vendi. Në çdo kohë që do të më jepej mundësia që të punoja për shtetin, do të bëja të njëjtën gjë që ka të bëjë vetëm me ligjet dhe forcimin e shtetit shqiptar. Unë kam deklaruar atë praktikë pune që kam bërë me të gjithë stafin tim të linjës vertikale, horizontale dhe vartësve të mi që gjithçka të ishte në përputhje me ligjet. Nuk e di çfarë është bërë më vonë. Jam pyetur për periudhën që kam qenë komandant i mbështetjes logjistike nga korriku i 2008 deri në shtator të 2009 kur jam transferuar në Forcat e Armatosura. Unë kam përdorur praktikën shkencore, ligjore me eprorët e mi dhe linjën e varësisë. Firmën nuk ma ka kërkuar njeri, firmën e ka kërkuar shkresa e ardhur nga Autoriteti i Ministrisë së Mbrojtjes, aso kohe, ministër mbrojtje ka qenë Gazmend Oketa”, tha Qirjazi.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …