Pasi është bërë e ditur se në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet një muri, një delegacion i Bashkimit Evropian ka arritur sot në Kosovë për ta parë gjendjen nga afër. Burimet brenda Ministrisë për Dialog, i kanë thënë gazetës “Epoka e re” se shumë shpejt BE-ja do të dalë me qëndrim për këtë çështje. “Tani ka mbërritur delegacioni i BE-së në Kosovë për këtë punë. Se shpejti BE-ja do të deklarohet për këtë çështje”, ka thënë për gazetën ky burim i mirë-informuar. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka kundërshtuar ndërtimin e këtij murit, duke thënë se është një veprim ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për revitalizimin e urës së Ibrit dhe si i tillë do të ndalet dhe rrënohet.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …