Gjykata Kushtetuese në Shqipëri

Ligji i Vetting-ut në Shqipëri u shpall në pajtim me Gjykatën Kushtetuese

Ligji i Vetting-ut në Shqipëri u shpall në pajtim me Gjykatën Kushtetuese. Mediet në Shqipëri bëjnë të ditur se  pro kalimit të ligjit janë deklaruar gjyqtarët: Bashkim Dedja, Vitore Tusha, Fatmir Hoxha, Vladimir Kristo, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj. Dy gjyqtarët Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj janë shprehur kundër disa pikave të këtij ligji, i njohur ndryshe si ligji i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Gjykata Kushtetuese rrëzoi në këtë mënyrë padinë e opozitës dhe të komunitetit të gjyqtarëve, të cilët që prej muajit tetor insistuan shfuqizimin e tij, një kërkesë që i nxorri ata të humbur në Kushtetuese, pak ditë pasi edhe Komisioni i Venecias e vlerësoi Vetting-un si pozitiv dhe me frymë kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …