Limaj

Limaj: Janë 13 dëshmitarë që përshkruajnë ngjarjen, por asnjëri nuk ka çka dëshmon kundër meje

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj,  lidhur me ngritjen e sërishme të aktakuzës për gjoja krime lufte, ka mohuar spekulimet e disa jugo-medieve  se ka ndonjë njeri që dëshmon kundër  tij, për  këtë rast. Ai ka sqaruar se janë 13 dëshmitarë që përshkruajnë ngjarjen dhe rrethanat e kohës. Kundër meje nuk ka asnjë dëshmitar. Në këtë rast janë 13 dëshmitarë që përshkruajnë ngjarjen dhe rrethanat e kohës, por asnjë dëshmi nga to nuk është kundër meje, kjo është e vërteta.  Ndiej “keqardhje” ndaj atyre që nuk përmbahen nga dëshira për të dëmtuar njerëz dhe për të më parë sërish nëpër gjyqe. Prokuroria Speciale e EULEX-Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limajt, për veprën penale: Krimi i Luftës kundër popullatës civile. Sipas aktakuzës, rasti ka të bëjë me vrasjen e dy civilëve, (bashkëpunëtorë  të regjimit të kriminelit Milosheviq,RKL) Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët në vjeshtë të vitit 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari. Për këtë rast, Fatmir Limaj deri tani ka qenë i akuzuar tri herë nga gjykatat vendore dhe nga Tribunali i Hagës dhe  është shpallur i pafajshëm. Radhitja e Fatmir Limajt në partitë e opozitës ka bërë që Prokuroria e EULEX-it të mos ndalojë përsëritjen e akuzave të njëjta me qëllim të diskreditimit të tij dhe të opozitës në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …