Brickos

Fatmir Limaj: Në këtë 20-vjetor, në Kosovën e lirë, është kthyer në përjetësi në shtatore heroi i kombit, Ilaz Kodra

Limaj: Koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtaten atyre ka përfunduar në vitin 1999

Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, ka thënë se në vitin 1999 ka përfunduar koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtate atyre.  Fatmir Limaj ka thënë se duhet një unitet i klasës politike pasi temat ndërkombëtare nuk negociohen për çdo ditë. Duke folur për mospëlqimin që Serbia ka ndaj tij si udhëheqës i delegacionit të Kosovës, Limaj ka thënë se ka mbaruar koha kur Serbia ka zgjedhur njerëzit në Kosovë. “Koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtatet atyre ka përfunduar në vitin 1999. Kjo tregon më së miri mentalitetin e tyre. Nuk besoj se ka shqiptarë që dëshiron të bisedoj më Daçiqin ose Vuçiqin por ata janë të zgjedhur të popullit të tyre”, tha Limaj. Zëvendëskryeministri ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë propozim nga Serbia se ajo do ta njohtë me ndonjë kusht pavarësinë e Kosovës.
“Le të thotë Serbia se po e do gjysmën e Kosovës në këmbim të njohjes së Kosovës, dhe ne do ta japim përgjigjen tonë”, ka thënë Limaj. Limaj ka thënë se përderisa zyrtarisht nuk ka filluar dialogu, asgjë nuk mund të paragjykohet. “Pa një propozim zyrtar, nuk dimë për çfarë po flasim. Ne kemi kërkesat tona, siç janë: njohja, anëtarësimi në OKB, por nga Serbia nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare. Nëse Kosovës i bashkangjiten territore nuk prish punë, por nëse ndodh e kundërta, pra duhet dhënë territore, atë s’mund ta bëjë gjithkush”. Kreu i Nisma Socialdemokrate ka thënë se kemi mosbesime të mëdha në Kosovë, por në këtë moment duhet të jemi të bashkuar. “Në Kosovë kemi mosbesim. Kemi personalitete të diskutueshme. Kemi mosbesime për arsye të ndryshme nga përvoja të ndryshme. Unë kam probleme me Presidentin, është normale edhe kjo. Por kjo është një temë nacionale. Por, në Bruksel duhet të bëhemi bashkë dhe të marrim përgjegjësi”, deklaroi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …