Brickos

Limaj: Kosova në gjithë këto vite të lirisë nuk ka qenë kurrë në gjendje më të keqe se sa sot

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka nisur një turn të takimeve me qytetar anekënd Kosovës për të bashkëbiseduar me ta për vështirësitë dhe brengat e tyre dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Gjatë takimit me qytetarët e Prizrenit, ai theksoi se Kosova asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të keqe gjatë kohës së lirisë së saj sa është në tri vitet e fundit. “Kjo po ndodh për shkak se kemi pranuar të keqen si shoqëri dhe po bashkëjetojmë me të. Kosova që tri vite është future në një krizë të thellë. Ndërkohë, kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, kërkoi nga qutetarët që ngisin zërin për situatën e keqe në vend. “Si popull kemi kaluar shumë sfida, prandaj duhet ta ngrisim zërin për situatat problematike në të cilat gjendet Kosova. Më shumë se kurrë vendi ynë sot ka nevojë për bashkimin e energjive në krijimin e një alternative të re, për të ndaluar mashtrimin dhe shkatërrimin që po përjeton Kosova, u konstatua në mes tjerash në takim.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …