Limaj: Në Kosharen heroike u zhvillua beteja e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar 24 vjetorin e betejës së Koshares, për thyrjen e kufirit që ndante kombin shqiptar. Ai ka shkruar se kjo betejë theu këtë kufij dhe se kombi shqiptar do t’I kujton me respekt të gjithë të rënit në këtë betejë. Sot, 24 vjet më parë, në Kosharen heroike u zhvillua beteja ndër më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve. Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë. Ne, sot e gjithmonë, me respekt e nderim do të kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që tashmë nuk janë në mesin tonë. Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës” ka shkruar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …