Bedri Halimi: Thekse nga intervistat e disa të burgosurve shqiptarë në masakrën e Dubravës (3) Bedri Kukalaj

Thekse nga rrëfimet e BEDRI KUKALAJT

Gjatë rrugës nëpër Kosove në, Orllat jemi ndaluar sepse NATO bombardoi një makinë serbe para neve që ishim me autobus dhe i ka vrarë disa ushtarë. Kur hynë gardiani në autobus, u lidh me ministrin e punëve të brendshme dhe po ju thotë që jemi shumë të rrezikuar dhe duhet të kthehemi sepse jemi të sulmuar nga NATO dhe UÇK –ja. Ata i kthejnë përgjigjen – që e kam dëgjuar personalisht se ishte afër, dhe thonë që ky është urdhër i presidentit dhe nuk guxoni me u kthye mbrapa nëse është e nevojshme të gjithë do të vdisni por jo të ktheheni mbrapa.

…Në Dubravë më, 16 Maj gardiani i thotë Ukshin Hotit qe t’i përgatis gjerat sepse sot do të lirohesh, Ukshini u kthye nga ne dhe tha “ Djem nëse shpëtoj, ju do të jeni të sigurt, sepse do të marrë vesh e gjithë Evropa çka po ndodhë këtu, por si duket nuk do të kem fat sepse këta kanë përgatitur diçka për mua” personalisht e kam dëgjuar kur na ka thënë këto fjalë.

…Më 19 Maj kur filluan bombardime në ngrohtoren e burgut, ka qenë montuar kundërajror, ishin disa tjegulla të larguara dhe ne ishim në dritare dhe kur fluturonin avionët e NATO-s akoma pa bombarduar burgun, nga ngrohtorja janë hedhur raketa kundër NATO-s dhe pas 2 orë, u bombardua burgu.

Së pari ka bombarduar ngrohtoren dhe unë isha në pavijonin “B” me Iber Meten, Nexhdet Zymberi nga Ponosheci, Isen Latifi nga Prelepi edhe këta e dijnë ketë që po e them unë. Më 22 Maj është dhënë urdhër me u rreshtuar dhe kanë filluar gjuajtjet në drejtim tonin.

Në gjuajtjet e para unë isha me Iber Meten të kapur për krahu dhe e kanë kapur plumbat atë dhe unë jam munduar ta ngrehi atë por kur jam kthyer në anën tjetër më kanë goditur pjesët e bombës në kokë dhe kam rënë në tokë, në atë moment e kam ndier edhe një plumb në bark, sepse edhe bomba kanë hedhë, aty ku unë isha në rreshtin e parë.

Të nesermen më 23 Maj më ka ardhur vetëdija, e kam parë Tefik Salihun.

çka ka ndodhur më vonë nuk dij asgjë, por vetëm në spitalin e Prishtinës më ka ardhur vetëdija dhe kanë ardhur dy mjekë më kanë fotografuar kokën dhe menjëherë më kanë dërguar në sallën e operacionit, ndërkohë një mjek rus, po i thotë, që duhet opium për operacion, ndërsa një mbikëqyrës me uniform që ishte aty, tha që nuk ka nevojë për opium, ky më ka goditur me dy grushte në kokë dhe më ka humbur vetëdija dhe më kanë bërë operacion.

Pas operacionit kam qenë në një dhomë, pa vetëdije, dhe të nesërmen më kanë bërë operacion përsëri, por tani me opium dhe më kanë dërguar përseri në një dhomë.

Pas operacionit ka ardhur një motër medicinale shqiptare dhe me tha: Bedri je mirë dhe të kanë bërë operacion me opium.

Tani vjen një polic në dhomën time, ai ishte nga fshati Prelep, Komuna e Deçanit – Danillo Zeqoviqi dhe me pyeti, a po me njeh? Unë me kokë i thash jo, edhe pse e njihja unë. Ai më tha që më njef mire. Ky mua më ka rrahur aty dhe ai kishte ardhur për të më tërhequr mua nga Spitali, në burg të Lipjanit.

Unë isha sërish pa vetëdije nga të rrahurat e tij, kur e kam parë veten të nesërmen në Lipjan. Aty të burgosurit janë kujdesur për mua…

Më 10 qershor kur më kanë transferuar në Pozhervac në Serbi së bashku me Bujar Himën e Skivjanit i cili ishte i plagosur në këmbe dhe dorë. Kur arritëm në burg të Pozharevcit, unë isha i shtrirë në autobus, dhe kur zbritem Bujari ishte para meje. Duhej të zbritnim nga dera e parë e autobusit, dhe kur ka shkuar në shkallë të autobusit, u ul aty, dhe thotë që nuk mundem të lëvizë, me tutje, Në atë moment ja mësyejnë 7 gardian dhe i thonë që ne të lëvizim. Aty e rrahin aq shumë, deri sa të vdes.

Aty ka vdekur nga të rrahurat dhe njëri nga ata iu thotë mos e rrahin edhe ketë, sepse do ta mbysni. Bujarin e marrin me plaf dhe e bien para meje dhe më thonë qe a e njeh këtë? Unë i thash po, ata më thanë merre lapsin dhe shkruaje emrin e tij…

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Para 16 viteve pikërisht me 12 maj, provuan ta vrasin Ali Ahmetin

Para 16 viteve pikërisht me 12 maj, provuan ta vrasin Ali Ahmetin. Ky nuk ishte …