Fatmir Limaj

Limaj: Qeveria e shkarkuar s’ka të drejtë në iniciativa ligjore

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shkruar se qeveria e shkarkuar s’ka më të drejtë në ndërmarrjen e iniciativave ligjore. Ai ka shkruar më tutje se raportet apo obligimet e ndërsjella Parlament-Qeveri, kanë përfunduar apo janë shkëputur nga momenti i shkarkimit të qeverisë. Nga momenti i shkarkimit të qeverisë nga Parlamenti, qeveria e shkarkuar nuk ka më të drejtë për iniciativa ligjore t’i drejtohet Parlamentit, që do të thotë se, Parlamenti i ka shkëputur raportet me Qeverinë në momentin që ia ka marrë besimin e dhënë përmes votimit për shkarkim. Raporti tjetër ndërmjet Parlamentit dhe Qeverisë së zgjedhur është kur deputeti ka të drejt t’i bëj pyetje kryeministrit apo ministrit, por edhe ky raport ka përfunduar nga momenti i shkarkimit të qeverisë. Deputeti nuk ka më mundësi t’i adresoj pyetje një qeverie të shkarkuar. Pra, pas mocionit të mosbesimit janë shkëputur të gjitha obligimet e ndërsjella, siç e parashohin ligjet mes Parlamentit dhe Qeverisë, ka shkruar në mes tjerash Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …