Limaj: Shpresoj që qytetarët do ta marrin vendimin e duhur dhe do t'i përzgjedhin, ata që do të jenë zëri i tyre

Limaj: Shpresoj që qytetarët do ta marrin vendimin e duhur dhe do t’i përzgjedhin, ata që do të jenë zëri i tyre

Kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj, i cili sot ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, tha se sot është një ditë e mirë, një mundësi e madhe për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për të vendosur kush do t’i drejtojë përfaqësoi në nivel lokal në gjithë asambletë anembanë të Kosovës. Ai shpreson që përzgjedhësit të jenë zë i zgjidhjes së problemeve për të gjithë qytetarët.

“Pres dhe shpresoj që të gjithë qytetarët e Kosovës do të marrin vendimin e duhur dhe do të përzgjedhin, të cilët vërtet do të jenë zëri i zgjidhjes së telasheve dhe problemeve të tyre në nivel lokal. Suksese dhe uroj që ky proces ashtu siç ka filluar të përfundoj dhe uroi që të kemi drejtues lokal si në asamble ashtu edhe për drejtues komunash, pra njerëzit të cilët do të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë”, theksoi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …