Brickos

Limaj takon ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Limaj takon ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë bashkëbiseduar për situatën politike, ekonomike e sociale në vend, raportet e vendit tonë me BE-në dhe në veçanti me Italinë. “Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Bashkëbiseduam për situatën politike, ekonomike e sociale në vend, për raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Italinë. I shpreha mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Italisë në proceset demokratike të Kosovës, me vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ambasadori Sardi, tha se e çmoj angazhimin e deri tanishëm të NISMA-s në skenën politike të Kosovës, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit. Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Limaj në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …