Lulzim Basha

Basha: 95 % e personave me origjinë kriminale në parlament dhe 70 % në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë. (!)

 Në një intervistë për gazetën austriake “Standard”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar katolikët e veriut të Shqipërisë, të cilët sipas janë krejtësisht të lidhur me krimin dhe Edi Ramën. Ai  deklaron se lidhja midis krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë. Një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet evropiane. 95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë. Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut për të shkatërruar bastionin tonë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit. Në 2016 Shqipëria u kthye në plantazh kanabisi.” Basha ka akuzuar edhe autoritetet e larta të Evropës të cilët sipas tij kanë lidhje me krimin.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …