Fatmir Limaj: Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndër dekada mbeti frymëzim i shumë lëvizjeve kombëtare

Limaj thotë se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës ka për qëllim goditjen e rrjetit të krimit të organizuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë në disa komuna të vendit. Sipas tij ky aksion ka për qëllim goditjen e rrjetit të krimit të organizuar në të cilin kanë qenë të përfshirë edhe disa zyrtarë policorë. “Sot, Policia e Kosovës është duke kryer një operacion policor në disa rajone të ndryshme të vendit, përfshirë komunat, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj dhe Drenas. Aksioni i Policisë së Kosovës ka për qëllim goditjen e rrjetit të krimit të organizuar në të cilin kanë qenë të përfshirë edhe disa zyrtarë policorë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta luftojnë krimin e organizuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ftoj qytetarët e vendit që ta ruajnë qetësinë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion i uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …