Lirak Çelaj: PDK aktualisht është e uzurpuar nga disa individë dhe ka nevojë për ndryshim në konceptin e vendimmarrjes

Lirak Çelaj kërkon që drejtimin e PDK-së ta merr ish ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka thënë se pas rezultatit të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të bëhet reformë themelore brenda partisë së tij. Edhe pse kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, vazhdimisht e ka potencuar se nuk duhet ngutur me ndryshime formale në lidership pasi lideri i PDK, Kadri Veseli, është në burg, Lirak Çelaj po kërkon që vendin e Kadri Veselit ta merr ish ambasadorja Vlora Çitaku edhe pse në zgjedhjet e fundit nuk pranoi të hynte në listën e PDK për deputete. Mirëpo sipas tij ka edhe personalitete të tjera brenda PDK-së të cilët mund të marrin udhëheqjen si Bedri Hamza, Hajredin Kuçi e shumë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interes

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e …