Lirak Çelaj: PDK aktualisht është e uzurpuar nga disa individë dhe ka nevojë për ndryshim në konceptin e vendimmarrjes

Lirak Çelaj: Procesi demokratik në PDK është deformuar shumë, shpëtimi i partisë është dorëheqja e kryesisë aktuale

Anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka thënë se procesi demokratik brenda PDK është deformuar shumë. Shpëtim nga kjo, ai ka thënë se e sheh dorëheqjen e kryesisë aktuale. Ai ka thënë se mentaliteti qeverisës brenda partisë ka eskaluar shumë, duke shtuar se edhe zgjedhjet nëpër degë mbahen vetëm sa për t’u mbajtur pasi që sipas tij, kryetarët zgjedhën më herët. Çelaj ka thënë se në vazhdimësi në kryesi por edhe personalisht i ka ngritur të tilla shqetësime, por duke parë se nuk ka pasur efekt, ka vendosur që këtë betejë ta zhvillojë edhe jashtë. Ai ka thënë se nuk mund të rrijë indiferent me atë se çfarë po ndodhë në parti, duke shtuar se ka aksione morale brenda saj të cilat e bëjnë të flasë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …