Organizata “Liria ka Emër” ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara. Aktiviteti do të nisë në orën 11:00 dhe pritet të zgjasë rreth 30 minuta. Gjatë tij do të shpaloset një mesazh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe një fjalim. Aktiviteti do të jetë i hapur për mediat, ndërsa organizata nuk ka bërë të ditur paraprakisht përmbajtjen e mesazhit që do të prezantohet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
