leoni

Lirohet nga detyra drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit, Kujtim Dina

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes postimit ka njoftuar që “Pas kërkesës për lirim nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, sot ka liruar nga kjo pozitë, z. Kujtim Dina. Për gjashtë muaj në këtë pozitë, Kujtimi ka dëshmuar se është një koleg dhe bashkëpunëtor i mirë, e me kontributin e çmueshëm që ka dhënë si dhe me punën e përkushtuar që ka treguar, jam i bindur se, ai i ka kryer mirë dhe me nderë detyrat dhe shërbimet ndaj qytetarëve në kuadër të përgjegjësive të tij, për çka unë e falënderoj sinqerisht dhe i uroj atij mbarësi dhe suksese në të ardhmen. Kërkesa për lirim nga kjo pozitë ka të bëjë me arsye familjare dhe profesionale të Kujtimit, i cili ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani. Shëndet dhe gjithë të mirat, kolegu dhe miku im i mirë, z. Kujtim Dina!”-u shpreh ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …