Lista Serbe: Kryeministri ynë është Aleksander Vuçiq, jo Isa Mustafa

Lista Serbe: Kryeministri ynë është Aleksander Vuçiq, jo Isa Mustafa

Lista Serbe ka marrë vendim që përsëri t’i pezullojë aktivitetet në institucionet e Kosovës, ndërsa është marrë vendimi që ministrja, Mirjana Jevtiq të tërhiqet nga posti që iu dha ditë më parë nga Qeveria e Kosovës. Në njoftimin e Listës Serbe më tutje thuhet se “Aleksandër Vuçiq është kryetar i Qeverisë dhe se autoriteti i tij është i padiskutueshëm”. “Ju njoftojmë se ne, ligjvënësit serbë në institucionet e përkohshme të Kuvendit të Kosovësm do t’i zbatojmë të gjitha vendimet e kryeministrit  Vuçiq dhe se i ngrijmë të gjitha aktivitetet e punës në Kuvend dhe në Qeveri. Në këtë sqarim të Listës Serbe theksohet se kryeministri Vuçiq është kryeministër i tyre dhe jo Isa Mustafa, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë, thuhet në fund të njoftimit.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …