Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan apelon që Lista Serbe të shpallët organizatë terroriste

Listës Serbe në zgjedhjet vendore ka fituar në 10 komunat që janë të banuara me shumicë serbe në Kosovë

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, ka thënë në një konferencë për gazetarë se kandidatët e Listës Serbe kanë fituar në zgjedhjet lokale në 10 komunat që janë të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Ai theksoi se janë duke luftuar për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Në qoftë se nuk fillojnë bisedimet për Asociacionin në muajin e ardhshëm, nuk do të ketë më as institucione të Kosovës ”, tha Rakiq. Dalja më e madhe e votuesve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit është shënuar në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat janë të banuara me shumicë serbe. Në Zveçan kanë votuar rreth 84 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, përkatësisht 5 mijë e 773 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit 6 mijë 879 sa janë të regjistruar me të drejtë vote.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …