Londra është goditur sërish nga sulmet terroriste, dyshohet se shtatë persona kanë humbur jetën

Londra është goditur sërish nga sulmet terroriste, dyshohet se shtatë persona kanë humbur jetën

Londra është goditur nga sulmet terroriste ku dyshohet se shtatë persona kanë humbur jetën në dy sulme: në njërin një furgon i bardhë u fut në trotuar dhe shkeli këmbësorët në urën e Londrës, derisa në sulmin e dytë disa persona kanë therur me thika klientët e një restoranti pranë Marketit Borough, shkruan Mirror. Dëshmitarë të këtyre masakrave kanë deklaruar se tre deri në pesë persona janë futur në një restorant, dhe kanë filluar të therin më thika klientët. Shumë klientë të shokuar kanë vrapuar nga të gjitha anët duke shpresuar se do t’i shpëtojnë sulmit, ku shumë prej tyre në pamundësi për të ikur janë fshehur nën tavolina dhe karrige, kurse stafi mundohej me çdo kusht të mbyllte dyert për të parandaluar sulmin. Policia raportohet se ka qëlluar për vdekje dy nga sulmuesit. Ndërkaq, 20 persona janë lënduar në sulmin në urën e Londrës, ku një furgon i bardhë ka shtypur kalimtarët e rastit në trotuar.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …