LR: Jeta e shqiptarëve në rrezik, nuk iu garantohet siguri institucionale

LR: Jeta e shqiptarëve në rrezik, nuk iu garantohet siguri institucionale

Lëvizja për Reforma – PDSH, ka shprehur indinjatën për vdekjen tragjike të vogëlushit 4-vjeçar, Almir Aliu. Ky subjekt konsideron se sulmi ndaj familjes Aliu nga Kumanova është treguar i qartë i nacionalizmit të sponsorizuar nga pushteti në kurriz të shqiptarëve në Maqedoni. “LR-PDSH reagon ashpër kundër këtij veprimi vandal dhe i bëjnë thirrje organeve shtetërore që dorasin ta nxjerrë para përgjegjësisë ligjore, por duke mos amnistuar pjesën tjetër të grupit të cilët ishin bashkë-pjesëmarrës në krim. Ngjarja e rëndë e vrasjes së këtij vogëlushi na rikujton shumë krime të tjera të kësaj natyre, që ngelen ende raste pa epilog. Sulmi ndaj familjes Zeqiri në Radishan, sulmi ndaj pronave të shqiptarëve në Gjorçe Petrov, në Prilep, Manastir, Ohër dhe raste të tjera kur vandal maqedonas thyejnë dhye hyjnë në pronat shqiptare ka vetëm një shpjegim: shqiptarëve nuk iu garantohet siguri institucionale në këtë shtet dhe jeta e tyre i është ekspozuar një rreziku permanent”, përfundon komunikata e Lëvizjes për Reforma – PDSH.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …