LSI-ja sot zgjedh kryetarin e ri pas dorëheqjes së Petrit Vasilit

LSI-ja sot zgjedh kryetarin e ri pas dorëheqjes së Petrit Vasilit

Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti i kryetarit, Lëvizja Socialiste për Integrim/ sot mbledh Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa do të nis në orën 18:00 për të zgjedhur kryetarin dhe zëvendëskryetarin e LSI-së. “Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI-së nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur kryetarin dhe zëvendëskryetarin e ri të partisë”, është thënë në njoftimin e LSI-së. Në vend të Vasilit është propozuar Monika Kryemadhi, e cila aktualisht mban postin e nënkryetares në LSI. Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSI-së pas zgjedhjes kryetar i Republikës, ndërsa pas tij ishte zgjedhur Petrit Vasili kryetar dhe e pati drejtuar këtë parti për dy muaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …