Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Daut Haradinaj: Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të lirohet shumë shpejt

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, është takuar të mërkurën me strukturat e Degës së kësaj partie në Deçan me të cilët ka diskutuar rreth ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë. Ai  ka shkruar lideri i AAK-së do të lirohet shumë shpejtë. “Sot takova strukturat drejtuese të Degës së AAK-së në Deçan, me të cilët bashkëbiseduam për situatën politike në vend, situatën e krijuar pas ndalimit të Liderit tonë z. Ramush Haradinaj dhe zhvillimet e mëtutjeshme! Njëkohësisht i falënderova gjitha strukturat, aktivistët dhe qytetarët gjithandej Komunës së Deçanit për angazhimin dhe kontributin e tyre në përkrahje të kauzave për të cilat është angazhuar AAK-ja dhe mbështetjen e pakursyer në përkrahje të liderit Ramush Haradinaj, duke qenë i bindur se ai shumë shpejtë do të jetë në Kosovë, dhe Kosova shumë shpejtë do të marrë drejtimin e duhur!”, ka shkuar deputeti Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …