Ulrike

Lunaçek: Serbia e di se, pas rastit të Qipros, BE-ja nuk pranon asnjë shtet pa përkufizim të qartë të kufijve

Për shkak të qëndrimit të fuqishëm të opozitës në Kuvend dhe në sheshet e Prishtinës kundër marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë, si dhe demarkacionit me Malin e Zi, që nga fillimi i këtij viti, Prishtina dhe Beogradi nuk kanë zhvilluar takime në nivelet e larta politike në Bruksel, në kuadër të dialogut me ndërmjetësim të BE-së. Zyra e kryeministrit në Kosovë nuk ka mundur të konfirmojnë ndonjë afat kohor për vazhdimin e negociatave, ndërkohë që shefi i kabinetit, Sokol Havolli, i tha Radios Evropa e Lirë se “ deri më tani , këto çështje kanë shkuar në koordinim me Bashkimin Evropian. Deputetja austriake në Parlamentin Evropian dhe njëkohësisht edhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, i tha Radios Evropa e Lirë, se projekti paqësor evropian nuk do të përfundojë deri sa të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të mos bëhen anëtare të BE-së. “Serbia është e vetëdijshme se, pas rastit të Qipros, BE-ja nuk do në anëtarësinë e saj të pranojë asnjë shtet, kufijtë e të cilit nuk janë qartë të përkufizuar, prandaj jam optimiste se procesi i dialogut do të ndihmojë Serbinë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, dhe kjo do të thotë që ta pranojë”, tha Lunacek për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …