Gjatë dy muajve të fundit nga sulmet e ushtrisë ruse në Siri janë vrarë vrarë 544 civilë dhe janë plagosur 2 mijë të tjerë

Lufta e heshtur: Si u bë armë luftë në Siri dhunimi i femrave nga regjimi i Assadit

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte me mua, por unë bërtita dhe ndjeva dhimbje. U ndjeva sikur mendimet e mia, tanimë  nuk i përkisnin trupit tim, dhe trupi im dukej se nuk i përkiste më shpirtit tim. Shpirti im kishte diku tjetër, dhe trupi im ishte në duart e monstrumëve”.

Në filmin “Luftë e heshtur”, bëhet fjalë për gratë siriane të cilat kanë  braktisur  tabunë dhe flasin hapur  për përdhunimin dhe abuzim e tyre nëpër burgje nga ushtarët e qeverisë së Assadit.

Në bodrumet, burgjet dhe shtëpitë e tyre, ku i kanë ngujuar ushtarët e regjimit të Assadit  i kanë abuzuar femrat siriane të akuzuara gjoja për “krime” të tilla si pjesëmarrja në demonstrata paqësore ose dërgimin e mesazheve për burrat e tyre, baballarët dhe vëllezërit.

“Çdo qytetar i një familjeje në Siri, ose çdo familje e përfshirë në revolucion, njëra nga anëtarët e tyre u mor  në paraburgim, qoftë ajo motra, vajza apo  gruaja e tij. Mesazhi i ushtarëve të regjimit është: “Ose dorëzohu, ose do ta mbajmë ngujuar gruan apo bijën tënde”. Regjimi përdori përdhunime për të turpëruar meshkujt sirianë , shpjegon një grua, që shërbeu në ushtrinë e kryetarit sirian, Bashar al-Asad para se ta braktiste atë.

Ajo përshkruan  përdorimin e dhunës si një armë gjatë luftës në Siri, duke shpjeguar se si fillimisht kanë ndodhur skena dhune, të cilat janë ushtruar në mënyrë sistematike brenda burgjeve.

“Ata filluan të përdhunojnë gratë në barrikada, në shtëpi para burrave, fëmijëve … në një moment të caktuar, regjimi mori një hap më tej. Ata xhiruan  video të grave që përdhunuan në burg dhe ua  dërguan  ushtarëve, me qëllim që ata të  inkurajohen e të  dhunojnë gratë nëpër burgje, në mënyrë që t’i dërgojnë këto video tek familjet e grave.

 

Është kjo një temë të cilën drejtoresha e  filmit,  Manun Luazo e ka dashur për kohë të gjatë.

“Që kur regjistrova filmin e parë në  Homs, në vitin 2011, unë po mendoja se si të krijoj një film tjetër, por një emër të paidentifikuar”, thotë ajo. Familja ku po qëndroja më çoi në një shtëpi ku jetonte një grua, që sapo ishte liruar nga torturat e regjimit të Bashar al-Asadit. Ajo u duk te dera, ishte e zbehtë dhe e dobët. Por pastaj tha se ndihej tepër e frikësuar për të folur. Gjatë tërë vitit pyesja veten se si do ta tregoja këtë histori?.

“Nëpërmjet dëshmive të trishtuara personale të grave në bisedë, rrëfimi i filmit  nuk është vetëm një histori, në lidhje me atë që po ndodh në këto qeli burgu, në Siti,  por edhe çfarë ndodh kur ato largohen nga burgu, kur ato të kthehen në shoqëri, e cila i stigmatizon  i refuzon  dhe i  dënon për shkak se ato u përdhunuan, ndonjëherë duke u përballur edhe nga vdekjen “.

“Regjimi i përdhunoi ato femra të mjera dhe shoqëria i refuzon. Nëse kjo ju ndodh, ju duhet të vdisni. Por kjo më ndodhi dhe unë nuk vdiqa. Çfarë mund të bëja tjetër?- pyet një grua. Ne jemi të bllokuara midis traditave tona  në njërën anë dhe regjimit nga ana tjetër. (Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …