Lufta në Ukrainë po bën që të rritet mungesa ushqimore sidomos në vendet e varura nga Rusia dhe Ukraina

Mediet ndërkombëtare njoftojnë se lufta në Ukrainë po bën që të rritet mungesa ushqimore sidomos në vendet e varura nga eksportimi i drithërave nga Rusia dhe Ukraina. Radio Evropa e Lirë njofton se këto dy shtete, përbëjnë 27 për qind të eksportit të drithërave në nivel globi dhe se disa shtete të kontinentit të Azisë dhe Afrikës, që eksportojnë kryesisht nga këto dy shtete, janë duke u ballafaquar me rritjen e mungesës së ushqimit dhe ngritjen e çmimeve të tyre. Mediet ndërkombëtare përkujtojnë se në disa shtete të Afrikës ka pas vështirësi në ushqim gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi korona dhe se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës kanë bërë që mungesa e produkteve ushqimore të rritet edhe më shumë dhe të shkaktoj probleme edhe më të mëdha pasi Rusia ia ka pamundësuar Ukrainës së eksportoj drithëra drejt shteteve të tjera ndërsa Rusisë iu ka pamundësuar për shkak të vendosjes së sanksioneve ekonomike të vendosura nga perëndimi. Kohë më parë, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, ju ka bërë thirrje liderëve ndërkombëtarë që të veprojnë menjëherë për t’i dhënë fund bllokadës në portet ukrainase, në mënyrë që gruri të arrijë në tregjet tjera ndërkohë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia pret korrje rekorde të grurit këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …